Baloteli bëhet i “mirë”, dhuron 1000 stërlina

20 Prill 2011, 13:49Sport TEMA

Sulmuesi italian, Mario Baloteli, që prej mbërritjes së tij në Angli, ka përfunduar shumë herë në faqet e para të gazetave britanike. Jo për lojën e tij, por për shkak të incidenteve të ndryshme, aq sa tani ai quhet “Bed Boy”. Por, sulmuesi i Mançester Sitit nuk është aq i “keq” sa duket. Kështu, gjatë javës së kaluar, ai i ka dhuruar një lypsi plot 1000 mijë sterlina, çka ka bërë që mediat britanike, për të parën herë të shkruajnë pozitivisht për të. Baloteli kishte fituar 28 mijë sterlina në një kazino të sitit dhe gjatë daljes nga kazinoja, ai është ndeshur me një lypës, të cilit i ka dhënë shumën e konsiderueshme.

Lini një Përgjigje