Imazhi i prishur i futbollit shqiptar

19 Prill 2011, 19:53Sport TEMA

Nga Dash Frasheri

Ditet e fundit futbolli shqiptar shfaqi nje imazh te erret te tij (jo per here te pare).

Trajneri i Vllaznise, Mirel Josa, deklaroi se u godit me grushte ne dhomat e zhveshjes se stadiumit te Laçit.

Te Shkumbini-Flamurtari, anesori u godit me shishe nderkohe qe gjyqtari kryesor Lorenc Jemini ishte kercenuar para fillimit te takimit.

Presidenti i Flamurtarit, Shpetim Gjika akuzoi se ne Peqin, skuadra e tij u prit me arme.

Te Dinamo-Skenderbeu pati leshime ashiqare te kampioneve ne largim ndaj favoriteve kryesore per titull.

Ne “Roza Haxhiu”, takimi Lushnja-Apolonia pati tentativa te pastra per trukim te rezultatit.

Gjithçka lidhet me verdiktet e këtij sezoni.

Ne Kategorine Superiore do te përcaktohet kampioni (nje mes Skenderbeut dhe Flamurtarit), por dhe vendi i trete(nje mes Vllaznise, Lacit dhe Tiranes).

Ne Kategorine e Pare, Apolonia kërkon me çdo cmim (dhe me tentativa blerje ndeshjesh) per te hyre ne katërshen e pare e qe te con direkt ne Kategorine Superiore.

Jo se keto shfaqje nuk kane ndodhur me pare, por tani duket sikur pesha e tyre shumëfishohet dhe futbolli i kalbur shqiptar bie me shume ere.

Fakti: Dinamo-Skenderbeu, ku e para eshte ende kampione ne fuqi, dhe i dyti kryesuesi i kampionatit, u ndoq nga vetem 1000 shikues, te cilet i bene thirrje gjyqtarit ta mbylle ndeshjen ne minuten e 80-te…

3 komente në “Imazhi i prishur i futbollit shqiptar”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    O Dash po cfare futbolli flet ti o zoteri. Ketu eshte gjithe shoqeria shqiptare qe eshte bere lesh arapi. Jeta e njeriut nuk ka me vlere ne Shqiperi. Eshte dicka mese e pritshme kur njerezit e shpellave qeverisin kombin.

  2. hysni dajaku says:

    si cdo fush tjeter e jetes edhe futbolli po leshon rrezet e tij demokratike,,e nuk eshte ndonje gje e madhe se 20 vjet kan kaluar,,po te rr Sali Berisha edhe nja 20 te tjera kam besim se do e rregulloje:))
    edhe per kete lloj sporti diktatura e ka fajin qe nuk e la te demokratizohej:)))

  3. fule says:

    Akoma me “futbollin” ketu ? Po lerini te bejne ca te dojne, cuditem dhe me shumicen e atyre 1000 vetave qe pane ate ndeshje. Jane si puna e atij te video “Votoj Salen dhe pik”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje