Orët e Karlo Ançelotit nën drejtimin e Çelsit të Londrës duket se janë të numëruara. Pas dështimit në Ligën e Kampioneve dhe daljes nga lufta për fitimin e titullit kampion që prej disa javësh në Angli, pronari i bluve, manjati rus, Roman Abramoviç, duket se ka vendosur që të ndërrojë trajner. Mes emrave të shumtë që qarkullojnë për trajnerin e ri të Çelsit, së fundmi është shtuar edhe ai i holandezit Marko Van Basten. Sipas mediave britanike, kjo hipotezë është duke marrë gjithmonë e më shumë jetë, duke qenë se së bashku me Van Basten, Abramoviç ka ndërmend që të afrojë si drejtor teknik edhe holandezin tjetër, Hus Hidink.