Piloti i Red Bull, Sebastian Vetel, ka dominuar sërish gjatë provave zyrtare në Kinë. Ai ka qenë më i shpejti dhe për pasojë ka mundur që të renditet i pari, nga dhe do të niset nesër në garën e Kinës. Ky është pole position i tretë radhazi i Vetel, i cili duket se këtë sezon në Formula 1 nuk ka rivalë. Në vendin e dytë dhe të tretë janë renditur dy pilotët e Meklaren, Baton dhe Hemilton, të cilët duket se do të jenë të vetmit që do të përpiqen të rivalizojnë me pilotin gjerman. Ferrari vazhdon që të jetë në një gjendje të dobët dhe pilotët e saj, Fernando Alonso dhe Felipe Masa, do të nisen përkatësisht nga vendi i pestë gje gjashtë.
Rezultatet e provave zyrtare në Shangai
1. Vettel Red Bull 1’33”706
2. Button McLaren 1’34”213
3. Hamilton McLaren 1’34”463
4. Rosberg Mercedes 1’34”670
5. Alonso Ferrari 1’35”119
6. Massa Ferrari 1’35”145
7. Alguersari Toro Roso 1’36”158
8. Di Resta Force India 1’36”190
9. Buemi Toro Roso 1’36”203
10. Petrov Renault Pa kohë
11. Sutil Force India 1’35”874
12. Perez Sauber 1’36”053
13. Kobayashi Sauber 1’36”236
14. Schumaker Mercedes 1’36”457
15. Barrichello Williams 1’36”465
16. Heidfeld Renault 1’36”611
17. Maldonado Williams 1’36”956
18. Ëebber Red Bull 1’36”468
19. Kovalainen Lotus 1’37”894
20. Trulli Lotus 1’38”318
21. D’Ambrosio Virgin 1’39”119
22. Glock Virgin 1’40”107
23. Liuzzi Hispania 1’40”212
24. Karthikeyan Hispania 1’40”455