Erjon Bogdani ka shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen e sotme kundër Barit, duke i dhënë kështu Çezenës fitoren minimale 1-0. Bogdani ka shënuar në minutën e 48 një gol me peshë, për faktin se me këtë fitore, Çezena është larguar nga zona e ftohtë e renditjes. Ky është goli i shtatë i Bogdanit në këtë kampionat.