Cana refuzon Lazion

17 Prill 2011, 11:32Sport TEMA

Mesfushori kosovar Lorik Cana ka refuzuar skuadrën e Lazios, pasi dëshiron të mbetet në radhët e Galatasarayt, shkruan të shtunën gazeta turke “Hurriyet”. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili ishte i gatshëm të ofronte gjashtë milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Canës. “Lazio është i interesuar shumë për Lorikun. Kemi insistuar për transferimin e tij, por ai dëshiron të mbetet në klubin turk”, ka thënë Lotito, shkruan “Hurriyet”. Cana 27-vjeçar ka kontratë me Galatasarayn deri në qershor të vitit 2014. Krahas Lazios për Canën interesim kanë treguar edhe Tottenhami, Evertoni, Fulhami, Schalke, Hamburgu e Stuttgarti.

2 komente në “Cana refuzon Lazion”

  1. vinny says:

    Nese Lazio i propozon 500 mije euro ne vit me pak se Gallatasaraj normal qe refuzon pasi nuk jane gogla po 25% te ardhura me pak ne vit.

  2. raimondi says:

    Po te ishte ne Lazio , do e shifnim cdo jave Canen , por do ishte edhe nje reklame e mire per Shqiperine ne Itali ….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje