Liam Gallager: Bota është më zbavitëse me personazhe si Baloteli

16 Prill 2011, 12:12Sport TEMA

Ish-këngëtari i grupit të njohur Oasis, Liam Gallager, i cili është një tifoz i zjarrtë i Mançester Sitit, ka dalë në mbrojtje të sulmuesit italian të këtij ekipi, Mario Baloteli. Sipas Gallager, bota është më zbavitëse me personazhe si Mario Baloteli. Sipas Gallager, më mirë të jesh si “Mario Baloteli, se sa Geri Nevill(ish kapiteni i Mançester Junaited)”. “Më pëlqejnë njerëzit me karakter. Nëse bota do të ishte plot me tipa se Geri Nevill, do të ishte shumë e mërzitshme. Nevill duket si një agjent imobiliare”, ka ironizuar këngëtari ish-kapitenin e rivalëve të betuar të Sitit.

1 komente në “Liam Gallager: Bota është më zbavitëse me personazhe si Baloteli”

  1. Ermal says:

    Nje mendje keni te dy ju, normal qe do e mbeshtesesh. Gjithesesi urime Cityt per finalen.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje