Fiorentina duket se është futur seriozisht në garë për të marrë mesfushorin me origjinë kosovare të Bazelit, Xherdan Shaqirit. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në këmbim të mesfushorit 19-vjeçar, Fiorentina ështe e gatshme që t’i ofrojë Bazelit portierin Vlada Avramov. Megjithatë, nuk dihet nëse Bazeli do ta pranojë këtë shkëmbim, duke qenë se klubi zviceran kërkon që të marrë para nga shitja e Shaqirit. Ky i fundit kërkohet nga një sërë klubesh të mëdha evropiane dhe duket se këtë verë do të largohet përfundimisht nga kampionati zviceran. Për Shaqirin, së fundmi ka shfaqur interesim të madh Juventusi, ndërsa më parë janë interesuar edhe Liverpuli, Hamburgu, Ajaksi, Borusia Dortmund etj.