Gjatë ndeshjeve të futbollit, ndodh ndonjëherë që futbollistët të kenë nevojë të urinojnë. Një gjë e tillë ka ndodhur në Brazil, në ndeshjen mes almeiras e Santo André, e cila luhej për kupë. Në një moment pushimi, Jorge Valdivia ka përfituar dhe, duke mos e mbajtur dot, ka urinuar në fushë, në pjesën anësore të saj. Pas këtij momenti, Valdivia ka nisur ndeshjen qetësisht, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Por, për fatin e tij të keq, gjesti është kapur nga ana e kamerave.