Krujf: Murinjo nuk është një trajner futbolli

18 Prill 2011, 16:44Sport TEMA

Legjenda e Holandës dhe Barcelonës, Johan Krujf, ka kritikuar ashpër mënyrën e lojës që aplikon trajneri portugez I Realit, Hoze Murinjo. “Murinjo është një trajner i titujve, jo i futbollit. Ose më saktë, nuk është një teknik futbolli, nëse do ta përcaktonim këtë të fundit si një spektakël dhe shfaqje për t’u parë, si në shtëpi, ashtu dhe direkt. Komplimentin më të madh Barcelonës ja ka bërë Murinjo me skemat e veta: të luash me shtatë mbrojtës në shtëpinë tënde, do të thotë se ke frikë”, ka thënë Krujf. Reali dhe Barcelona do të ndeshen edhe tre herë të tjera, një herë në finalen e Kupës së Mbretit të mërkurën dhe dy herë të tjera në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve. Murinjo kërkon me çdo kusht që të triumfojë në një prej këtyre përballjeve. Ai është kritikuar disa herë për mënyrën e tij të lojës. Sezonin e kaluar, ishte ish-trajneri i Bajernit, Luis Van Gal, që shprehej se Interi i Murinjos fiton, sepse është më e lehtë që të luash në mbrojtje, se sat ë sulmosh, ashtu siç bënte ekipi i tij.

2 komente në “Krujf: Murinjo nuk është një trajner futbolli”

  1. tut beliu says:

    me se e vertete

  2. vinny says:

    Krujf ka qene me te vertete nje futbollist i madh, me nje filozofi loje qe revolucioni futbollin e atehershem dhe per kete meriton te ngrihet ne piedestal.
    Ajo qe Ktujf “harron” te shtoje ne analizen e tij eshte se kur nje ekip (qe eshte shnderruar ne ndermarje tregtare) shpenzon qindra miliona euro ne vit ne buxhetin e tij, nuk ka vetem rolin qe te defreje me bukurine e lojes spektatoret por te jete njekohesisht rezultativ.
    Nese Reali i Mourinjos defren dhe nuk fiton, ne arken e tij mungoje 70 deri ne 80 milion euro ne vit, pra bilanc negativ dhe Mourinjo e ka te sigurte qe i tregojne deren.
    Pra filozofia qe ka Ktujf per spektaklin ne futboll nuk eshte e gabuar, po kjo sdo te thote se ai zoteron monopolin e te vertetes dhe se Reali duhet te luaje si Barcelona.
    Kozmos, ekipi i famshem amerikan ku luajti Pele, Bekenbauer & co qe u mundua te beje vetem spektakel duke investuar dhjetra miliona dollare ne ate kohe..nuk egziston me.
    Pra tjeter eshte rroli edukatif i nje trajneri qe stervit te rinjte ku duhet tu mesoje se si luhet futboll, e tjeter eshte rroli i Murinjos qe ka per detyrim te mbushi arkat me miliona euro te Reali per te mbujetuar.
    Krujf mos harroje se hengri 4 gola nga Milani ne finalen e liges se kampioneve kur ishte trajner i Bacelones, nesi ishte aq i zoti pse nuk fitoj…
    Eshte kollaj te kritikosh..te krijosh eshte tjeter mersele..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje