Ultras për...arbitrat

19 Prill 2011, 11:01Sport TEMA

Zakonisht, në fushën e lojës arbitri është personi që fyhet më shumë nga tifozët dhe ka shumë pak mbështetje. Por, në Peru nuk është kështu. Sidomos për Viktor Riverën, që gjatë ndeshjes San Martin-Leon Huanuco është mbështetur gjatë gjithë kohës nga një grup ultrasish të vërtetë. Arbirti peruan është shoqëruar gjatë gjithë ndeshjes nga kore të tilla si: “Rivera, arbitri më i mirë i botës”, “Rivera, jemi me ty” etj. Në rastet “normale”, koret do të kishin qenë ndryshe në fakt. Viktor Rivera ka mbetur i habitur me atë që ka ndodhur: “Më thanë para garës që do më mbështesnin dhe qesha, pasi nuk e besoj. Pastaj i dëgjova gjatë ndeshjes. Mendova që e bënin këtë për të ndikuar tek unë, por ata vazhdonin që të këndonin. Por, kuptova që ata ishin serioze. Më dhanë kurajo, ishte goxha bukur”. Tashmë duket se po krijohet një grup i ri ultrasish, që nuk shkojnë në stadium për ekipet, por për të përkrahur arbitrin e ndeshjes. Kushedi si do ta prisnin këtë gjë ultrasit e ekipeve, të cilët jo gjithmonë janë të sjellshëm…

Lini një Përgjigje