Portieri i kombëtares gjermane, Manuel Nojer, nuk e ka rinovuar kontratën me Shalken 04, e cila përfundon më 2012. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Shalkes. Ky refuzim përforcon edhe më shumë zërat që Nojer tashmë ka arritur një marrëveshje me Bajernin e Mynihut dhe sezonin e ardhshëm ai mund të luajë pikërisht për bavarezët. Sipas mediave gjermane, Bajerni është i gatshëm që të paguajë 20 milionë euro, në mënyrë që ta marrë portierin e kombëtares gjermane që gjatë kësaj vere.