Flamurtari hakmerret ndaj Dinamos, fiton 6-2

20 Prill 2011, 18:39Sport TEMA

Flamurtari i Vlorës duket se ka nxjerrë gjithë inatin me dinamovitët, të cilët kanë toleruar në mënyrë të hapur në përballjet me Skënderbeun e Korçës. Vlonjatët kanë fituar me një rezultat tenistik përballë kryeqytetasve të Dinamos, që një javë më parë i falnin Skënderbeut në Tiranë fitoren, çka bëri që korçarët të ngjiteshin në vendin e parë. Golat për ekipin e Flamurtarit janë shënuar nga Xhafa(2), Roshi, Lena, Progni, Moçka(pen), ndërsa për Dinamon kanë shënuar Allmuça dhe Lala. Kjo fitore duket se ka rikthyer qetësinë tek vlonjatët, të cilët kërkojnë që mos t’i shkëputen Skënderbeut, që gjatë këtyre javëve të fundit është toleruar dhe favorizuar dukshëm nga një sërë ekipesh.

Në ndeshjet e tjera që janë luajtur sot, Vllaznia ka fituar në Shkodër 1-0 ndaj Tiranës, Besa ka fituar 3-2 ndaj Kastriotit, Elbasani ka humbur në shtëpi me Teutën 2-4, Bylysi ka fituar me Shkumbinin 2-0, ndërsa pritet edhe ndeshja Skënderbeu-Laçi.

Lini një Përgjigje