Murinjo, njeriu i finaleve

21 Prill 2011, 14:14Sport TEMA

Murinjo është gjithmonë e më shumë…Special One. Falë kupës së fituar përballë Barcelonës, Murinjo bëhet i pari trajner që arrin të fitojë katër kupa kombëtare në katër vende tën ndryshme. Këtë gjë e ka bërë me Porton në vitin 2003, me Çelsin në vitin 2007, me Interin në vitin 2010 dhe me Realin.  Por, me fitoren e arritur në Valencia përballë Barcelonës, Murinjo është konfirmuar si njeriu i finaleve: në 18 finale në të cilat ai ka marrë pjesë, ka mundur që të triumfojë në 12 prej tyre. Murinjo i dorëzoi Realit kupën e e parë nën drejtimin e tij, e cila mungonte që prej vitit të largët 1993. Dhe ky, tifozët e Realit shpresojnë që të mos jetë trofeu i fundit që fitojnë nën drejtimin e portugezit. Për të arritur këtë gjë, pra, që të fitojë trofe të tjera gjatë këtij sezoni, Murinjo duhet që të përballet sërish me Barcelonën, duke filluar që nga java e ardhshme në Ligën e Kampioneve.

Lini një Përgjigje