Shkatërrohet kupa e fituar nga Reali (VIDEO)

21 Prill 2011, 12:46Sport TEMA

Reali i Madridit e ka fituar me sakrifica të mëdha Kupën e Mbretit mbrëmjen e djeshme ndaj Bercelonës dhe për këtë ka festuar gjatë. Por, gjatë festimeve, kupa i ka rënë nga dora mbrojtësit Serxhio Ramos dhe ka përfunduar poshtë autobusit mbi të cilin kishin hipur lojtarët e Realit për të festuar. Ajo është shkatërruar plotësisht, pasi sipër saj ka kaluar autobusi me lojtarët e Realit. Ndoshta Ramos duhej të ishte treguar pak më i kujdesshëm, pasi jo përditë të jepet rasti të fitosh një kupë dhe për më tepër ndaj rivalëve të betuar të Barcelonës.

http://youtu.be/yGYqpT84RtY

Lini një Përgjigje