Reali i Madridit ka mundur që të fitojë 1-0 përballë Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit. Goli i fitores për Realin është shënuar nga portugezi Kristiano Ronaldo në minutën e 103, pasi koha e rregullt ka përfunduar 0-0. Barcelona ka dominuar pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Reali është mbrojtur me forca të shumta, duke lënë vetëm portugezin Ronaldo përpara në sulm. Tashmë “El Klasiko” do të zhvendoset në Ligën e Kampioneve, ku Barcelona do të përpiqet të hakmerret për këtë humbje.
http://youtu.be/rISvh2KFDwI