Ish portieri i kombëtares së Gjermanisë, Oliver Khan, është dënuar me 125 mijë euro gjobë për shkak se nuk i ka deklaruar rrobat luksoze që i kishte blerë gjatë një udhëtimi në Dubai.
Gjykata e Bavarisë e shpalli fajtor 41 vjeçarin për shkak se nuk i kishte deklaruar rrobat në vlerë prej 6.685 euro kur ishte kthyer në aeroportin e Mynihut nga udhëtimi në Lindjen e Mesme.
Në doganën e aeroportit, Khan kaloi nëpër daljen ku nuk deklarohet asgjë, por taksa për rrobat e Armanit dhe Dolce & Gabbana kapte shumën prej 2.119 euro.
Oliver Khan, i cili u pensionua në vitin 2008, ishte kapiten i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane.
Gjatë karierës, ai luajti 557 ndeshje në Bundesligë, si dhe 103 ndeshje në Ligën e Kampionëve./rel/
Comments are closed.
125 000 euro gjobe pasi nuk ka deklaruar se ka bere per 6800 euro shoping ne nje vend te huaj !!
Diten kur taksat do te jene vetem mbi te ardhurat, e sa me shume te fitosh, aq me teper ngrihet perqindja e taksave mbi te ardhurat, bota do rregujjoe problemin e vrapimit vetem pas parase …