Formula 1, nuk ka Çmim të Madh të Stambollit në 2012

22 Prill 2011, 14:22Sport TEMA

Stambolli nuk do të presë më Çmimin e Madh të Turqisë në Formula 1. Kështu bën me dije shtypi turk gjatë ditës së sotme, sipas të cilit, organizatorët e kësaj gare nuk kanë rënë dakort me kushtet që u ka ofruar Berni Ekleston për rinovimin e kontratës, e cila përfundon gjatë këtij viti. Mediat turke bëjnë me dije se qeveria turke ka refuzuar, për shkakun se Ekleston ka kërkuar që të dyfishohet çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë. Bëhet fjalë për një shifër prej 26 milionë dollarë, në një kohë që Turqia për këtë garë me kontratën aktuale paguante 13 milionë dollarë. Këtë vit, gara e Stambollit do të zhvillohet më 8 maj, e cila ndoshta do të jetë edhe gara e fundit e Formula 1 që zhvillohet në Turqi.

Lini një Përgjigje