Interi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Lacios, duke arritur që të kapë vendin e dytë, pas humbjes së Napolit në Palermo. Interi e ka filluar shumë keq ndeshjen, pasi në minutën e 14 portieri Hulio Sezar ka shkaktuar një penallti dhe ka dalë me karton të kuq. Zaate e ka shndëruar në gol këtë penallti, por, edhe pse me dhjetë lojtarë, Interi ka mundur që të barazojë me Shnajder në minutën e ’40 dhe më pas ka kalur në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me Samuel Eto. Napoli është dorëzuar plotësisht në luftën për titull dhe tashmë ka humbur edhe vendin e dytë, duke qenë se është mundur në Palermo 2-1. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, duhet veçuar fitorja e Çezenës në fushën e Bolonjës, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në Serinë A.