Hamdi Salihi ka qene autori i dy golave per skuadren e tij Rapid Viena qe ka marre nje fitore 4-1 ne fushen e vet kunder Wiener Neustadt. Nje fitore shume e rendesishme kj per Rapidin qe e ngjit ne vend te trete dhe gjithashtu per Salihin qe engjit ne krye te listes se golashnuesve te kampionatit.
Sulmuesi shkodran ka qene ne fushe qe nga minuta e pare. Ne minuten e 9-te te ndeshjes ai ka pasur nje rast te paster shenimi pas nje goditje kendi nga Hoffman, por nuk ka arritur te dergoje topin ne porte me koke.
Ne minuten e 31-te eshte perseri nje korne nga Hoffman por kesaj rradhe sulmuesi i kombetares shqiptare nuk gabon dhe i jep avantazhin skuadres se tij. Salihi eshte i rrezikshem edhe ne minuten e fundit te kesaj pjese, por 45 minutat e para mbyllen me rezultatin 1-0 per Rapid Viena.
Ne minuten e 67-e Katzer ndalohet ne menyre te parregullt ne zone dhe Salihi merr persiper gjuajtjen e penalltise. Shkodrani gjuan me siguri dhe shenon nje gol te bukur me nje gjuajtje te lehte ne forme parabole ne mes te portes, duke evituar portierin qe ishte hedhur ne krah te portes.
Hamdi Salihi zevendesohet nga trajneri Zoran Barisic ne minuten e 79-e te ndeshjes dhe duartrokitet gjate nga tifozet vendas per dygoleshin e tij. Shqiptari tjeter Atdhe Nuhiu ze vendin e tij ne fushe.
Me pas Hofmann e con 3-0 rezultatin dhe Saurer e con ne 4-1 ne minuten e fundit pasi miqte kishin shenuar ne minuten e 84-t.
Rapid merr nje fitore te rendesishme ne garen per nje vend ne Europe dhe tani me 48 pike renditet ne vend te trete ne renditje. Hamdi Salihi me dy golat e shenuar sot ngjitet ne krye te tabeles se golashnuesve ne Bundesligen austriake me 17 gola.
Sulmuesi shkodran vazhdon te tregoje nje forme te mire si per skuadren ashtu edhe per kombetaren dhe sezonin e ardhshem mund ta vazhdoje futbollin jashte Austrise, pasi deri tani ka pasur interes nga skuadra te ndryshme, ne kampionat me te forta se ai i Austrise. Duket se ky mund te jete nje sezon vendimtar per karrieren e tij.
Comments are closed.
Penalltine e paska bere shume te bukur , me inteligjence —Bravo Salihi !