Krujf: Ta lëmë Realin që të ëndërrojë!

25 Prill 2011, 12:48Sport TEMA

Legjendja e Barcelonës, Johan Krujf, në prag të përballjes me Realin në Ligën e Kampioneve, ka ironizuar me madrilenët. Krujf ka thënë se është mirë që Reali ëndërron, pasi zhgënjimi do të jetë më i madh pastaj.  “Nëse Reali beson kaq shumë tek kualifikimi, atëherë më mirë për Barcelonën. Le t’i lëmë që të ëndërrojnë madrilenët. Barcelona vazhdon që të mbetet më e fortë se Reali, jo më kot është pothuajse kampione në Spanjë. Diferenca mes dy ekipeve nuk duket tek “manita”(fitorja 5-0 e Barcelonës ndaj Realit) apo tek 120 minutat e finales së Kupës së Mbretit në Valencia, por tek tetë pikët distancë që Barcelona ka ndaj Realit”, ka thënë Krojf.

Lini një Përgjigje