Mançester Junaited nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin bullgar, Dimitri Berbatov, për ndeshjen e rëndësishme të gjysëmfinales së Ligës së Kampioneve me Shalken. Bullgari nuk ka udhëtuar drejt Gjermanisë, për shkak të një dëmtimi të pësuar, i cili e la jashtë fushe edhe në ndeshjen e së shtunës në kampionat me Evertonin. Ndërkohë, për ndeshjen e nesërme, Ferguson nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin skocez, Daren Fletçer.