Vazhdon komedia në futbollin shqiptar, Skënderbeu pranë titullit

25 Prill 2011, 19:23Sport TEMA

Java e 30-të e Superligës ka shënuar vijimin e aktit të turpit të këtij kampionati. Skënderbeu i Korçës ka fituar në Tiranë me një penallti shumë të dyshimtë, duke shkuar i sigurtë drejt titullit kampion, pasi Flamurtari nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në Laç. Ekipi korçar, që gjatë gjithë këtij kampionati ka marrë favore nga Federata, ka përfituar sërish gjatë ndeshjes së sotme me Tiranën, duke u shkëputur kështu katër pikë nga Flamurtari. Praktikisht Skënderbeu është kampion, pasi tashmë kanë mbetur edhe vetëm dy ndeshje nga fundi i kampionatit. Korçarët luajnë në shtëpi ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë, me shkodranët që nuk kanë asnjë objektiv, pasi tashmë kanë siguruar vendin e tretë dhe pjesmarrjen në Ligën e Europës. Për këtë arsye, fitorja e Skënderbeut ndaj Vllaznisë në Korçë është vetëm një formalitet, për të shkuar në javën e fundit në Vlorë, ku për ironi të fatit pritet që të festojë titullin pikërisht përballë ekipit të cilit me plot gojën ky trofe ju mor me dhunë këtë sezon. Fitorja e kroçarëve në Tiranë nuk ndodhte prej 35 vjetësh dhe tifozët bardheblu janë revoltuar së tepërmi jo pse Skënderbeu fitoi, por për mënyrën se si e arriti këtë gjë. Ata kanë reaguar ashpër dhe disa prej tyre janë shoqëruar në polici.

Por, “shfaqja” nuk ka ndodhur vetëm në Tiranë. Në Laç, portieri i Flamurtarit, Moçka, është goditur me mjete të forta dhe ka përfunduar në spital. Pavarësisht kësaj, gjyqtari i ndeshjes nuk e ka parë të udhës të bënte atë që ishte më normalje në këto raste, të ndërpriste ndeshjen. Për pasojë, Flamurtari nuk ka mundur që të marrë me shumë se një pikë. Vlonjatët do të tentojnë që të kërkojnë një fitore në tavolinë dhe në kushte normale kjo gjë duhet të ndodhë. Por, duke parë që kjo gjë vlonjatëve u ka ndodhur edhe herë të tjera dhe Federata ka bërë synë e verbër dhe veshin e shurdhër, ka shumë pak gjasa që vlonjatët të marrin një fitore në tavolinë.

2 komente në “Vazhdon komedia në futbollin shqiptar, Skënderbeu pranë titullit”

  1. england says:

    Per sa kohe qe federata drejtohet nga pederaste keto priten!
    persa kohe kemi nje shtet me matrapaze,servile,hajdute dhe kusarcdo gje ndodh
    peshku qelbet nga koka

  2. hysni dajaku says:

    nuk ma ha mendja qe Duka do u japi kupen Korcareve,ne mes te Vlores,e te dali pa lagur!!!!
    zgjedhia me e mire eshte, Vlora te marri 3 piket e Lacit,dhe ndeshja e fundit te jet vendimtare,,
    ndryshe!ato byrazeret e Korces dhe Duka,do dhurojne ndonje “spektakel” te hidhur!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje