Shnajder: Nuk largohem nga Interi

26 Prill 2011, 13:10Sport TEMA

Mesfushori holandez i Interit, Uesli Shnajder, e ka mohuar mundësinë e një largimi të mundshëm në drejtim të Mançester Junaited, ashtu siç është folur gjatë ditëve të fundit. Shnajder ka thënë se ndihet mirë tek Interi dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend që të lëviz nga Milano. Pavarësisht dëshirës së Shnajderit për të mos u larguar, ndoshta Interi mund të vendosë të kundërtën, duke parë që aktualisht ka dy objektiva të rëndësishëm në merkato, si Karlos Tevez dhe Çesk Fabregas. Por, këta të fundit kushëtojnë dhe për këtë arsye zikaltërit duhet të shesin ndonjë prej yjeve të tyre, në mënyrë që të kenë paratë e nevojshme.

Lini një Përgjigje