Ngjarja e djeshme e ndodhur në Laç, kur u godit portieri i Flamurtarit, Shpëtim Moçka, ka tronditur jo vetëm botën e futbollit në Shqipëri. Por, kur pritej që policia ta dënonte këtë ngjarje shumë të rëndë dhe të merrte masa ndaj autorëve të tyre, ka ndodhur krejt e kundërta.
Policia e Kurbinit jo vetëm që nuk ka marrë masa ndëshkuese për autorët e sulmit brutal ndaj lojtarit, por e ka akuzuar këtë të fundit se ka provokuar tifozerinë, duke e quajtur atë fajtor për ngjarjet e ndodhura.
Shefi i policisë së Laçit ka thënë se ka qenë Moçka ai që ka provokuar tifozerinë dhe sipas tij, tifozët laçjanë nuk kanë asnjë faj. Kreu i policisë së Laçit ka thënë se policia e drejtuar nga ai ka mundur që të shmangë një konflikt, i cili mund të ishte fatal.
Nga ana tjetër, portieri Moçka ndodhet ende në spital, në gjendje shoku dhe me probleme në dëgjim. Madje, ai nuk e mban mënd se çfarë ka ndodhur.
Presidenti i flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka thënë se pas kësaj ngjarje ka motive politike. “Keto janë akte kriminale të një qeverie në ikje. Duhet të hapen hetimet për këtë ngjarje,ndërsa organet kompetente duhet të marrin masa”, tha Gjika.
Comments are closed.
A e pat te kronika top-channelit se cfare hajvani ishte ai shefi i policse. Kokrra militantit te trashe
Kete vend e ka marre lumi!
nuk dime nga na vjen e keqja,nuk dime nga te ruhemi
shkon sportisti per te bere ndeshjen e radhes dhe i kthehet familjes gjysme i vdekur
shkojne protestuesit ne proteste gjejne vdekjen nga plumbat e kujt!!!
pse bera nje lidhje te tille?
ne rastin e pare “ka faj portieri qe ruante porten per te mos pesuar gola”
ndersa ne rastin e dyte(akoma me tragjik se i pari)e” ka fajin Edi Rama qe organizoi protestuesit”
kjo sa per te qeshur eshte dhe per te qare,pra perfundimisht kemi nje shtet qe nuk funksionon
kemi nje kryeminister te lojtur,dhe pas tij ka disa te cmendur qe i mbajne ison
une e di mire se cbehet ne lac,kur luaja futboll para disa vitesh kur shkoja per te gjuajtur nje
goditje nga kendi me vjen pas shpine nje tulle e mbuluar me gazete!
e marr ne dore dhe ja tregoj arbitrit kryesor,dhe pergjigja qe mora ishte,se cfar pret ti te hedhin lule
nuk thua qe shyqyr qe nuk po nxjerrin ndonje arme,nga ai moment nuk behej me fjale qe
te luaja me deshiren per te fituar…
ka ik policia per lesh
Shpreh keqardhjen per kete kafsheri te dilizhuar me siguri nga “Burra shteti” te cilet siç thote edhe Gjika duan qe karieren e tyre ta mbyllin me nje 97 te dyte .Por shtroj pyetjen a do te luaj ndonjehere Laçi ne Vlore?Bashibuzuket e shpellarakut Sali duan me çdo kusht realizimin e skenareve tashme jo te servirura nga jashte por te ofruara nga Tirana.Takimi i radhes kurdo qe te jete Flamurtari-Laqi mund te zhvillohet vetem nese sportedashesit zevendesohet me gardiste civila ,ose n.q.se Vlora popullohet me Laqiane!