Pas presionit të shumtë dhe protestave në Vlorë, Federata e Futbollit është tërhequr nga vendimi vet, për mos t’i dhënë fitoren në tavolinë Flamurtarit. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të ndërmerret një hetim për ngjarjet në Laç, për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Rezultatet e këtij hetimi do të paraqiten pas 5 ditësh. Fillimisht, Komisioni vendosi që vetëm të pezullonte fushën e Laçit me pesë ndeshje dhe të dënonte klubin kurbinas me 2 milionë lekë gjobë. Por, presioni i drejtuesve të ekipit të Flamurtarit ka bërë që Komisioni të tërhiqet nga ky vendim, në një mbledhje e cila ka zgjatur për më shumë se katër orë. Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së përkohshme, ka shumë pak gjasa që t’ja japë fitoren në tavolinë Flamurtarit. Mendohet se vendimi i Komisionit për ta shtyrë pas pesë ditësh vendimin, bëhet me qëllim për të qetësuar situatën dhe në mënyrë që Flamurtari të mos bojkotojë kampionatin.
Duhet thënë se Federata Shqiptare e Futbollit, që drejtohet nga Armand Duka, gjatë gjithë fazës së dytë e ka përndjekur Flamurtarin në ndeshjet që ka luajtur jashtë. Mjafton të përmenden tre raste, ndeshjet në Ballsh, Peqin dhe ky i fundit në Laç. Në të trija këto ndeshje, vlonjatët janë dhunuar hapur. Në Ballsh, lojtarët e Flamurtarit i janë nënshtruar dhunës së futbollistëve të Bylysit, të cilët për pak u kanë thyer këmbët disa prej futbollistëve. Gjyqtari duhet të kishte nxjerrë tre lojtarë me të kuq, por nuk denjoi që të nxirrte as karton të verdhë. Jo vetëm kaq, por ky Komision, që mori këtë vendim sot, nuk dha asnjë dënim për lojtarët e Bylysit. Dhuna vazhdoi në Peqin, ku një arbitër anësor u godit me shishe në kokë dhe ndeshja u ndëpre për minuta të tëra. Federata, në vend që të ndërpriste ndeshjen dhe t’i jepte fitoren në tavolinë Flamurtarit, nuk e bëri një gjë të tillë, edhe pse në Rregullore është e shkruar një gjë të tillë. Madje, edhe precedentët në futbollin europian, tregojnë se ndeshja duhej ndëprerë. Një gjë e tillë ndodhi vetëm pak javë më parë në Gjermani, kur arbitri ndërpreu ndeshjen St.Pauli-Shalke, pasi u godit me shishe në kokë arbitri anësor dhe ndeshjen e fitoi në tavolinë Shalke. Është gjëja më normale që duhej bërë dhe u bë. Por, kampionati shqiptar nuk është normal dhe për këtë arsye kjo gjë nuk ndodhi. Për të ardhur pastaj tek rasti i freskët i Laçit, ku të gjithë e panë dhunën e ushtruar ndaj vlonjatëve, aq sa u rrezikua edhe jeta e portierit Shpëtim Moçka.
Tashmë të gjithë e dinë përse këto raste janë toleruar dhe pse Flamurtari është ndëshkuar. Presidenti i Federatës, Armand Duka, është aksioner në një kompani me presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo. Një gje e paprecedentë kjo, e cila nuk ndodh as në kampionatet afrikane, sepse në Europë as që mendohet. Për më tepër, Skënderbeu-Flamurtari ishte kthyer edhe në një betejë politike, pasi korçarët mbështeten nga ministri i Financave, Ridvan Bode, ndërkohë që vlonjatët kanë për president kryetarin socialist të bashkisë, Shpëtim Gjika.
Në fund, pas të gjithë këtij skandali të madh, që e ka kthyer kampionatin shqiptar në një komedi të vërtetë, shqetësues është edhe reagimi i mediave. Ai ka qenë shumë i vakët përballë këtyre skandaleve, për shkakun se Armand Duka ka aksione në një pjesë prej tyre dhe nga ana tjetër, disa të tjera, të cilat janë pro qeveritare, nuk mund të flasin, pasi ky skandal është përgatitur pikërisht nga njerëz me pushtet pranë qeverisë, si Ridvan Bode, që është minister apo Agim Zeqos dhe Armand Dukës.
Ajo që është e qartë tashmë, është fakti se futbolli shqiptar është marrë peng nga një përzierje interesash dhe kulisash ekonomiko-politike. Për fatin e keq të vet, Skënderbeu është bërë simboli i kësaj kapje të futbollit shqiptar. Korçarët mund të festojnë në fund të këtij kampionati titullin kampion, por të gjithë e dinë se ky kampionat nuk është luajtur me ndershmëri. Korçarët janë të parët që e dinë këtë gjë.
Comments are closed.
mire tu behet ja dhate voten dukes…….vetem 1 vote per rudi vaten ..
Skandal — Eshte katandisur kampionati si kampionat ndermarjesh — U beme shtet karagjoz fare–
Turp i zotit ———- Na nxoren bojen si shtet keta qelbesira qe jane ne krye
Duka eshte legen me tatime dhe licence.
ky kampionet eshte nga me te miret e me te fortet por nuk u shkon shume per shtet disave sepse po triunfon ekipi simpatik i korces i cili fale donatorve te fuqishem ka blere lojtare cilesor dhepo i jep tonin ketij kampionati.Me cudit artikull shkruesi kur shprehet qe vloren e kane permdjekur duka etj keto jane aspak serioze e nuk di si e perse mund te shkruhet keshtu>Futbolli mor mik asht loje burrerore ,vlora ishte 7 pike para korces tani me arsyetimin tuaj si asht perndjekur vlora??Apo donit te thoshit Korca sepse asaj i eshte ngren haku 7 pike para nuk jane pak….persa i takon takimit ne Lac,e kam pa ndeshjen ne stadium e kam qene shume prane portes se mbrojtur nga Mocka ne pjesen e dyte kur ai luajti rolin e tij te turpshem …ai u ngrit disa here por shoket i thane ri shtrire tani e mos luaj me ,3 pikeshin do e marrim….Cfare burrerije!!!!!!Vlores as mos ti shkoje nder mend se merr 3 pikeshin sepse e kuptojne edhe vete ata qe keshtu hapet kutia e pandores e 3 pikesha do kerkojne te gjithe,sapo te preken pak ,apo pse jo edhe pa u prekur nga dicka shrihu pa ndjenja shko ne spital ,larguhu prej andej e shko ne spitalin e qytetit tend ,rri pa ndjenja prit vizita e ma vone dil jashte shtetit per tu pa me me imtesi e thjeshte…bravo vlora edhe kjo nuk kishte bere vaki ne kampionatin shqiptar …
Kozi, lere se e qelbe fare. Ti e pe gjakun ne koke apo si vure syzet ate dite.
vL MOR E NGATERO JODIN ME GJAKUN I SHTRENJTE,TE GJITHE PANE JOD ,KURSE JU NGA VLORA KENI PARE GJAK????ME CFARE SYZESH///????PO MIRE MORE MIKU IM KUR MOCKA KISHTE HUMBUR MEMORIEN PERSE NUK E CUAT NE TIRANE ,SE NE LAC E KISHIN KEQTRAJTUAR?????PERSE LUANI ME JETEN E MOCKES//?APO VLORA ASHT ME AFER LACIT SE TIRONA???TURP VALLAHI TURP ,ME VJEN KEQ PER RAMEN E KAM FJALEN PER EDIN ,KY VEPRIM I GJIKES I UL PIKE ATIJ ,PO PO ME MIRE TE DISANCOHET SA ME PARE SE NUK SHKON ,EDHE NJE KALAMA E KUPTON ……..