Reali dhe Barcelona do të ndeshen gjatë mbrëmjes së sotme, në atë që është konsideruar nga mediat si një luftë totale. Ndeshja është ndezur sidomos pas provokimeve të murinjos dhe rënies së Guardiolës në grackën e tij. I irrituar me deklaratat e portugezit, Guardiola ka thënë se fusha do ta tregojë se kush është ekipi më i fortë. Ndërkoë, mediat spanjolle kanë paraqitur edhe formacionet e mundshme të të dyja ekipeve për ndeshjen e sotme. Ja kush janë formacionet e mundshme:
Real Madrid (4-3-3):Kasijas; Arbeloa, Serxhio Ramos, Albiol, Marselo; Lasana Diarra, Pepe, Ksabi Alonso; Ozil, Kristiano Ronaldo, Di Maria. Në dispozicion: Dudek, Granero, Garai, Kaka, Benzema, Higuain, Adebajor.
Barcellona (4-3-3): Valdes; Dani Alvesh, Maskerano, Pike, Pyjol; Ksavi, Buskets, Keita; Pedro, Mesi, Vila. Në dispozicion: Pinto, Fontas, Montoja, G. Milito, Tiago Alkantara, Afelai, Xhefren.