Junaited, në gjurmët e Van Der Vart

28 Prill 2011, 13:02Sport TEMA

Mançester Junaited duket se është duke u interesuar seriozisht për mesfushorin e Totenhemit, Rafael Van Der Vart. Sipas “Daily Mirror”, Ferguson e pëlqen shumë holandezin dhe do të përpiqet që ta marrë atë në ekip gjatë merkatos së verës. Van Der Vart mbërriti këtë sezon tek Totenhemi nga Reali i Madridit dhe ka një kontratë deri në vitin 2014 me klubin që drejtohet nga Redknap. Çmimi i kartonit të Van Der Vart vlerësohet rreth 20 milionë euro. Para se të largohej nga Reali, holandezi ishte shprehur se një gjë të tillë do ta bënte vetëm për Junaited. Por, Ferguson atëherë nuk shfaqi ndonjë interesim. Tashmë tekniku skocez duket se ka ndryshuar mëndje, duke parë edhe formën e mirë që Van Der Vart ka treguar këtë sezon me Totenhemin.

Lini një Përgjigje