Borusia e Dortmundit është shpallur kampione e Gjermanisë në futboll, dy javë nga përfundimi i kampionatit. Dortmund ka fituar në fushën e vet 2-0 Nurenbergut dhe ka përfituar nga humbja e Leverkusenit në fushën e Këlnit po 2-0. Aktualisht Borusia ka tetë pikë avantazh ndaj Leverkuesenit, që e shpall edhe zyrtarisht kampione. Për Borusian ky është kampionati i shtatë i fituar në Gjermani. Kampionatin e fundit Borusia e kishte fituar në sezonin 2001-2002.