Derbi milanez për Arjen Roben

30 Prill 2011, 12:16Sport TEMA

Mediat italiane kanë bërë me dije prej javësh se Milani është vënë në ndjekje të mesfushorit të Bajernit të Mynihut, Arjen Roben. Por, duket se për holandezin do të ketë një derbi milanez, dke qenë se për të ka shprehur interes edhe Interi. Gjithçka mund të vendoset nga fakti i kualifikimit apo jo të Bajernit në Ligën e Kampioneve. Nëse nuk ndodh kualifikimi, Roben me shumë mundësi do të kërkonte të largohej dhe nga kjo kërkojnë që të përfitojnë dy ekipet milaneze. Megjithatë, Milan dhe Inter duhet t’i bëjnë llogaritë mirë, pasi Roben kushton të paktën 30 milionë euro.

Lini një Përgjigje