Maradona: Unë dhe Mesi? Historia do e vendos kush është më i miri

29 Prill 2011, 19:07Sport TEMA

Maradona apo Mesi? Mesi apo Maradona? Kush është më i miri? Shumë tashmë kanë dhënë mendimin dhe verdiktin e tyre. Kësaj gjëje nuk i shpëton as vetë Maradona, i cili ka ndërhyrë dhe ka folur për këtë çështje. Sipas Maradonës, do të jetë historia ajo e cila do të vendosë se kush është më i miri prej tyre. “Përse duhet të themi Maradona, ose Mesi. Mund të jemi të dy. Unë karrierën time e kam bërë dhe tashmë edhe Mesi po bën karrierën e vet. Do të jetë historia ajo e cila do të vendosë se kush është më i miri. Disave u pëlqen më shumë Maradona, të tjerëve Mesi. E rëndësishme është që jemi dy argjentinas që kemi fituar dhe po fitojmë në Europë. Për respekt të Leos, nuk po them se ai është më i mirë apo unë jam më i mirë. Duhet lënë i qetë. Unë e dua shumë Leon dhe e shijoj lojën e tij. Jemi të dy argjentinas”, ka thënë Maradona. Ky i fundit nuk ka lënë pa ironizuar as Pelenë, duke thënë se, “imagjinojeni se si ndihet ‘morocho’”, duke iu referuar pikërisht futbollistit brazilian.

4 komente në “Maradona: Unë dhe Mesi? Historia do e vendos kush është më i miri”

  1. Neorealizmi says:

    MARADONA me te medha.

  2. skender sylaj says:

    Njeshi eshte MARADONA dhe dyshi Messi. Me lojen e Maradones u rrita (u bera burre), ndersa tani me lojen e Messit po rinohem. U faleminderit te dyve !

  3. mendimi_im says:

    Maradona ka folur drejt, koha doe tregoje se cili eshte me miri.

  4. Agim says:

    vetem nese eshte dukshem shume me i mire Mesi atehere po.
    Kam frike se emocionet qe ka krijuar i madhi Maradona nuk mund te konkurohen lehte.
    Sic e thashe, Mesi, eshte ne disavantazh per vendin e pare ne histori.
    MIRENJOHJE TE THELLE PER TE DY.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje