Hoze Murinjo është rikthyer sërish që të flasë për mediat, pas ndeshjes me Barcelonën, gjatë së cilës shkaktoi polemika të shumta. Gjatë konferencës së shtypit në prag të ndeshjes së kampionatit me Saragozën, portugezi është shprehur se nuk ka asnjë përgjegjësi për humbjen e pësuar me Barcelonën, duke lënë të nënkuptohej se humbja ka ardhur si pasojë vendimit të arbitrit të ndeshjes për të nxjerrë me karton të kuq Pepen. “Për humbjen e Realit unë kam zero përgjegjësi. Nuk dua të flas më për këtë argument, pasi më shumë se sa fjalët e mija, flasin vetëm imazhet që u regjistruan në fushë”, ka thënë portugezi. Ndërkohë, duket se kritikat e Kristiano Ronaldos në lidhje me mënyrën e lojës së Murinjos, kanë ndikuar që ky i fundit të mos e grumbullojë atë për ndeshjen ndaj Saragozës.
Comments are closed.
MOURINJO NUK KA PERGJEGJESI PER CKA BEN. THJESHTE ESHTE VRASES I FUTBOLLIT.
A NUK THA EDHE EDI RAMA PARA DEMOSTRATES QE SITUATA DO TE DALE JASHTE KONTROLLIT POR UNE NUK MBAJ PERGJEGJESI PER CKA BEJ?