Tifozët e Flamurtarit e kanë anuluar protestën që ishte parashikuar të mbahej gjatë ditës së sotme para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Shkak për këtë është bërë humbja e jetës së njërit prej tifozëve të Flamurtarit. Megjithatë, kjo protestë pritet që të bëhet në ditët në vijim. Tifozët e Flamurtarit akuzojnë Federatën dhe kreun e saj, Armando Duka, se është duke favorizuar në mënyrë të hapur gjatë këtij kampionati Skënderbeun e Korçës. Ata kërkojnë tre pikë në tavolinë, pas dhunimit që lojtarëve të Flamurtarit ju bë në Laç. Komisioni i Disiplinës e ka shtyrë këtë vendim, në mënyrë që të ulë tensionin dhe acarimin e tifozerisë së Flamurtarit, por jo vetëm.
Comments are closed.
Kot bejne gam-gam.Vete Klubi i Flamurtarit ja ka dhene voten A.Dukes ne zgjedhjet e fundit e tani jargavepsen.Mire tu behet!