Trajneri i kombëtares spanjolle, Vinsent Del Boske, para ndeshjes së gjysëmfinales së Ligës së Kampioneve mes Realit dhe Barcelonës, ishte shprehur se i trembej një acarimi të marrëdhënieve mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Gjë që natyrisht do të ndikonte edhe në kombëtaren spanjolle. Dhe, frika e Del Boskes ka rezultuar në fakt të ketë baza. Pas ndeshjes, dy mbrojtësit e Realit, Serxhio Ramos dhe Arbeloa, kanë vendosur që të fshijnë nga Twitter mbrojtësin e Barcelonës, Xherard Pike, me të cilin janë shokë në kombëtaren spanjolle. Pas veprimit të dyshes madrilene, të njëtën gjë ka bërë edhe Pike.