Nuri Shahin, goditja e parë e Realit

2 Maj 2011, 11:23Sport TEMA

Mesfushori i talentuar i Borusias së Dortmundit, Nuri Shahin, do të jetë blerja e parë e Realit të Madridit në merkaton e verës. Lajmi bëhet i ditur nga ana e të përditshmes spanjolle, “Marca”. Sipas kësaj të fundit, tashmë Reali ka arritur marrëveshjen për transferimin e 22-vjeçarit. Shahin kërkohej nga një sërë ekipesh evropiane, mes të cilave edhe Çelsi i Londrës dhe Interi.

Lini një Përgjigje