Gazeta e njohur britanike i ka kushtuar një shkrim të gjatë realitetit të futbollit në Shqipëri. Gazetari i saj, Jonathan Wilson, ka mbërritur në Shqipëri për të ndjekur pikërisht ndeshjen Flamurtari- Tirana. Ai përshkruan ato pak tifozë në stadium që hanë fara luledielli me mendjen tek ndeshja e Skënderbeut. Gazetari ka mbetur i habitur me pasionin e madh të shqiptarëve për kampionatet e huaja, por mbi të gjitha për fiksimin për të luajtur baste sportive. Ai flet për bixhozin si sportin popullor në Shqipëri, ndërsa stadiumet janë bosh dhe askush nuk interesohet për kampionatin shqiptar. Ai kujton se edhe kampionati anglez dikur nuk shihej as në Angli, por tani është shumë i ndjekur. “Nëse do të ndihmosh futbollin vendas, atëherë duhet të ndalosh njerëzit që të shohin kampionate të huaja,” kujton gazetari shprehjen e një menaxheri të futbollit serb.
Në fund gazetari britanik thotë se shqiptarët e duan shumë futbollin, por jo atë që luhet në stadiumet e tyre.
Comments are closed.
Ketu fajin kryesor e kane mediat shqiptare vizive, kam mbetur i shtangur per vit ri kur isha ne Shqiperi ne Top Chanell benin 90 minuta emision per kampionatin italian madje edhe titulli “PROCES” qe nuk eksiston ne fjalorin shqiptar.
hahahaha e vertete TOP CHANNEL ka kopjuar emisionin historik italian “il processo di Biscardi”. ne fakt Topi qe hiqet si televizion cilesor dhe origjinal eshte copy paste i televizioneve italiane.
Mbasdite ne Top Channel = pomeriggio 5
e diell = dommenica 5
fiks fare = striscia la notizia
top show = matrix
etj… etj….
jemi fakire ne shqiptaret dhe na i fusin e bravo i qofte por kjo s’do me thene qe Top Channel eshte TV cilesore. asnje emision nuk paraqet realitetin shqiptar dhe asnje nuk mazohet tek profesionalizmi por tek interesat ekonomike vetjake.
me falni ju 2 parakomentues… Ku rroni ju te dy? ju pyes se me dukeni jashte realitetit, une jam vertet tifoz, dhe ndjek Dinamon ne cdo ndeshje, brenda dhe jashte fushe, megjithese e katandisen aty ku eshte keta qe jane ne krye te sportit. nga komentet ne tema te tjera ju njoh si perkrahes te mazhorances…duket qarte edhe ketu, flisni per Top Channel, e nuk zini ne goje Klanin…..Per sa i perket emisionit “Proces Sportiv”, aty ka cdo te hene reth 60 minuta(te plota) per kampionatin shqiptar (ne ate fare feje qe e ka katandisur BODE & Skenderbe CO) , me te ftuar te nderuar, cdo here 2 lojtare te skuadrave shqiptare, opinioniste, moviola e kampionatit shqiptar Nga i pagabueshmi Bujar Pregja…. nuk po zgjatem me, se e di qe nuk jeni te kesaj fushe. kjo me shume per alketa85. kurse per ty ILIR111, me duket se je me shume objektiv, po kur keni qene per vitin e RI, duhet ta dije qe kampionati shqiptar ka 2 muaj pushim ne dimer….
per Altin 21
une kaq pashe ne dhjetor se kam shume vite larg Shqiperise, dhe nuk jam dashamires i futbollit ne pergjithesi
por me habiti fakti i emrit “PROCES” dhe jo me ç, ndersa per kopjimet qe thote Alketa85 ska faj se eshte e vogel se ato emisione qe Top chanell ka kopjuar nga tv italiane, mbase ajo nuk e din qe edhe italianet i kane marre nga tv komerciale amerikane. dhe vazhdon te jeta media vizive me standart me te larte ne Shqiperi,
Per sA I TAKON futbollit ne shqiperi eshte fakt qe nuk ka shume spektatore e kjo vjen nga niveli i ulet i lojrave e cilesia e lojtareve ,,por aty ku luhet futboll aty ku ka investim ,aty ku ka lojtare cilesore ka edhe spektatore psh ekipi simpatik i korces ka bere e po ben revolucionin e duhur ne futboll,,,stadium modern ,skuader model ,e paguar shume mire ,tifozeri modele ,,,prandaj mbushen shkallet e stadiumit si me qene ne angli…..pra dicka po leviz edhe ne futboll bravo korca ,Urime presidentit te saj e donatorve te tjere ,suksese ne champion league….
Per ILIR111. te pershendes dhe pergjigja jote eshte shume e sinqerte. dhe ne vazhdim jo per polemike me Kozma-in , nje pyetje :pse nuk e ndjekin tifozet korcare skuadren e tyre ne asnje ndeshje jashte (flas me kopetence per ketu ne Tirane, kunder Dinamos per shembull….. Nuk mund te kuptohet nje ekip qe lufton per kampion te mos shoqerohet te pakten nga 50 tifoze ne ndeshjet jashte… pergjigjen po e jap po vetë.I kishin siguruar 3 piket ne cdo takim jashte fushe…. nuk ja vlente ti ndiqje.
E lexova te tere shkrimin e plote te Jonathan Wilson. Ben nje pershkrim te plote te realitetit shqiptar, jo vetem ne futboll.
Do te desha ta botonit te plote dhe Ju ketu tek TEMA.