Pronari rus i Çelsit, Roman Abramoviç, duket se ka ndërmend që të shpenëzojë një shumë prej 90 milionë eurosh në merkaton e verës. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave britanike. Sipas këtyre të fundit, Abramoviç kërkon që të rinovojë ekipin dhe pas blerjes së David Luiz dhe Fernando Tores, kërkon që të sjellë edhe të tjerë lojtarë cilësorë në Londër. Dy janë objektivat kryesore të Çelsit: Garet Bejl i Totenhemit dhe Çesk Fabregas i Arsenalit. Ndërkohë, flitet edhe për një interesim për mbrojtësin e djathtë të Ajaksit, Dan Der Vil dhe mesfushorin e Interit, Uesli Shnajder. Tashmë një gjë është e sigurtë, Roman Abramoviç është sërish i gatshëm që të shpenëzojë shifra marramendëse në merkato.