Murinjo drejt një skualifikimi rekord

6 Maj 2011, 13:02Sport TEMA

Hoze Murinjo është duke kaluar ditë të vështira. Portugezi, i cili u eliminua nga ana e Barcelonës në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve, mund të pësojë një skualifikim rekord. Siç bën me dije “Marca”, Murinjo pritet që të skualifikohet nga ana e UEFA-s për shtatë ndeshje. Shkak për këtë u bënë deklaratat e tij në përfundim të ndeshjes së Realit me Barcelonën. Murinjo deklaroi se Barcelona është favorizuar gjithmonë nga UEFA dhe kjo gjë, sipas tij, ndodhi edhe në takimin me Realin.

Lini një Përgjigje