Samir Nasri dhe Arsenali duket se janë të destinuar që të ndahen në përfundim të këtij sezoni. Mesfushori 23-vjeçar i kombëtares franceze duket se ka vendosur që mos ta rinovojë kontratën dhe për këtë arsye trajneri Arsen Venger ka vendosur që ta shesë atë në përfundim në kontratës, në mënyrë që ai mos të largohet falas sezonin tjetër. Sipas “Daily Mail”, për mesfushorin francez janë të interesuara Çelsi, Barcelona, Interi dhe i zakonshmi Mançester Siti, që duket se është vënë në kërkim të të gjithë lojtarëve të mundshëm në merkato.