Hoze Murinjo nuk e ka harruar kurrë Frenk Lampard, të cilin e ka pasur lojtar tek Çelsi. Për këtë arsye, tekniku portugez kërkon që ta marrë mesfushorin britanik tek Reali. Për të arritur këtë gjë, Murinjo është i gatshëm që të ofrojë brazilianin Kaka, i cili duket se nuk hyn më në planet e portugezit. Lajmi bëhet i ditur nga ana e “Mirror”. Kjo gjë mund të ndodhë në rast se në krye të Çelsit qendron Ançeloti, që e ka kërkuar edhe më parë Kakanë në Londër.