Zyrtare, Nuri Shahin kalon tek Reali

9 Maj 2011, 14:06Sport TEMA

Talenti i Borusias së Dortmundit, Nuri Shahin, ka kalur tek Reali i Madridit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Shahin në një konferencë shtypi. “Do të shkoj tek Reali. Jam shumë i lumtur që po bëj këtë njoftim. Ky vendim ishte i vështirë për t’u marrë, Borusia do të më mungojë”, ka thënë lojtari i kombëtares turke. Shahin ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me Realin. Klubi spanjoll do paguajë 10 milionë euro për Shahin, ndërsa ky i fundit do përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Lini një Përgjigje