Mançester Junaited ka fituar përballë rivalit direkt për titullin, Çelsit të Londrës 2-1 dhe tashmë është një hap larg fitimit të titullit kampion. Në dy ndeshjet e fundit të mbetura, Junaited i duhet vetëm një pikë që të shpallet matematikisht kampione. Në ndeshjen me Çelsin, për Mançesterin ka shënuar meksikani Havier Hernandez që në sekondën e 30, për të dyfishuar në minutën e 24 mbrojtësi serb, Nemanja Vidiç. Goli i Lampard në minutën e 68 ka rezultuar i pavlefshëm.