Çelsi, 70 milionë euro për Bejl dhe Van der Vart

9 Maj 2011, 13:04Sport TEMA

Sezoni zhgënjyes i Çelsit ka bërë që presidenti i saj rus, Roman Abramoviç, të mendojë përforcimin e ekipit, duke shpenzuar shuma të mëdha. Siç bëjnë me dije mediat britanike, dy objektivat kryesore të Çelsit janë mesfushorët e Totenhemit, Garet Bejl dhe Rafael Va nder Vart. Këto media bëjnë me dije se Çelsi është i gatshëm që të paguajë plot 70 milionë euro për dy mesfushorët.

Lini një Përgjigje