Ferguson: Fitojmë nëse ndalojmë trion Ksavi-Iniesta-Mesi

10 Maj 2011, 11:39Sport TEMA

Pasi ka siguruar praktikisht fitimin e Premier Ligës me fitoren ndaj Çelsit të Londrës, trajneri i Mançester Junaited, Aleks Ferguson kërkon që të fitojë edhe Ligën e Kampioneve. Për ta bërë këtë, Ferguson shprehet se duhet që të ndalohet treshja Ksavi-Iniesta-Mesi. Por, do të jenë në gjendje lojtarët e Junaited që ta bëjnë këtë gjë? 28 maji do ta tregojë. “Të gjithë e dinë se Barcelona është një skuadër e madhe, por ne kemi arritur në finale dhe do të bëjmë çdo gjë për të fituar. Çelsi për ne do të jetë që të ndalojmë trion Ksavi-Iniesta-Mesi”, ka thënë trajneri i Mançester Junaited, Aleks Ferguson.

Lini një Përgjigje