Kristiano Ronaldo, në historinë e Realit

11 Maj 2011, 13:29Sport TEMA

Portugezi Kristiano Ronaldo tashmë ka hyrë në historinë e klubit legjendar të Realit të Madridit. Me tripletën e shënuar dje ndaj Getafes, mesfushori portugez ka arritur shifrën e 50 golave sezonalë, duke kaluar kështu legjendën portugeze, Ferenc Pushkash, i cili arriti që të shënonte 49 gola në sezonin 1959-1960. Tashmë Ronaldo ka dy objektiva të tjerë, për të kaluar rekordin e Zaras dhe Hugo Sançez, të cilët kanë arritur që të shënojnë 38 gola gjatë një sezoni në La Liga. Ronaldo deri më tani ka shënuar 37 gola, por kanë mbetur dhe dy ndeshje dhe portugezi jo vetëm që mund t’i arrijë ata, por edhe t’i kalojë. Të paktën Ronaldo ka me çfarë të ngushëllohet këtë sezon, i cili ka qenë zhgënjyes për Realin.

1 komente në “Kristiano Ronaldo, në historinë e Realit”

  1. toni says:

    Ferenc Pushkash nuk ka qene portugeze,por hungarez. Ndoshta shkruesi i ketij lajmi ka dashur te permende nje nga legjendet te Realit, Eusebion,qe ka qene me shtetesi portugeze por me origjine nga Angola.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje