Prej javësh flitet për pasuesin e Luixhi Del Nerit në pankinën e Juventusit, pas dështimit të këtij të fundit për ta kualifikuar ekipin në Ligën e Kampioneve. Një prej emrave më të përfolur ne mediat italiane aktualisht është trajneri i Sienës, Antonio Konte, ish-kapiteni i bardhezinjve pak vite më parë. Në ndeshjen kundër Kievos, tifozët e Juventusit kanë brohoritur emrin e tij, duke kërkuar pikërisht atë në krye të bardhezinjve. Vetë Konte, gjëtë një prononcimi, ka thënë se në rast se i vjen një ofertë, ai nuk do t;i thoshte jo Juventusit, thjesht sepse këtë gjë nuk mund ta bëjë. “Nëse do të largohem nga Siena, kjo do të ndodhë për një gjë të rëndësishme dhe nga e cila nuk do të hiqja dot dorë. Juventusi sigurisht që është një nga këto mundësi, pasi nuk mund ti them dot jo. Kjo, për faktin se në këtë ekip kam dhënë shumë, por edhe kam marrë shumë gjatë kohës që kam qenë lojtar. Megjithatë, mund të them se nuk kam pasur asnjë kontakt deri më tani me Juventusin”, ka deklaruar Antonio Konte, i cili arriti që ta ngrinte Sienën këtë sezon në Serinë A. Për pankinën e Juventusit, emrat e tjerë të përfolur janë ata të Valter Mazarit të Napolit dhe Villas Boas të Portos.