Barcelona, pak, por saktë

12 Maj 2011, 12:03Sport TEMA

Barcelona është duke dominuar botën e futbollit gjatë viteve të fundit. Këtë sezon, ka arritur që të fitojë kampionatin dhe ndodhet në finalen e Ligës së Kampioneve. Për më tepër që konsiderohet si ekipi që bën lojën më spektakolare. Por, e veçanta e Barcelonës është se në përbërjen e vet ka numrin më të vogël të lojtarëve nga të gjitha ekipet e tjera. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka vetëm 21 lojtarë në përbërjen e vet. Duket se kaq lojtar i mjaftojnë Guardiolës. Por, duhet thënë se Barcelona ka një ekip të tërë të rinjsh, të cilët i aktivizon herë pas herë. Gjatë këtij sezoni, Barcelona ka aktivizuar plot 11 lojtarë nga ekipi i ri, gjë që nuk ndodh me asnjë ekip tjetër. Ja sa lojtarë kanë disa prej ekipeve kryesore në Europë:

– Barcelona: 21 lojtarë

– Real Madrid: 24 lojtarë

– Inter: 28 lojtarë

– Milan: 31 lojtarë

– Juventus: 26 lojtarë

– Mançester Utd: 37 lojtarë

– Çelsi: 27 lojtarë

– Mançester Siti: 30 lojtarë

Lini një Përgjigje