Bajern-Nojer, shumë pranë marrëveshja

12 Maj 2011, 11:23Sport TEMA

Tashmë kalimi i portierit Manuel Nojer tek Bajerni i Mynihut është një gjë e sigurtë. Siç bëjnë me dije mediat gjermane, drejtuesit e Bajernit janë takuar me atë të Shalkes, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje. Bajerni e ka rritur shifrën për blerjen e portierit të kombëtares gjermane, nga 18 milionë euro në 20. Në marrëveshje do të përfshihen edhe paraqitja e portierit dhe rezultatet që do të arrijë Bajerni, të cilat mund ta çojnë shifrën për blerjen e Nojer në 25 milionë euro. Ndërkohë, me këtë të fundit Bajerni do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare dhe do t’i japë një shumë prej 6 milionë eurosh në sezon, nga dy që merr aktualisht tek Shalke Nojer. Marrëveshja pritet që të zyrtarizohet vetëm pas finales së Kupës së Gjermanisë, në të cilën Shalke do të luajë më 21 maj.

 

Lini një Përgjigje