Ronaldo do rikthehet të luajë

12 Maj 2011, 16:55Sport TEMA

Ylli brazilian i futbollit, Ronaldo, mund të rikthehet që të luajë sërish. Lajmi është bërë i ditur nga ana e presidentit të Korinthias, Andres Sançez. “Ronaldo është menduar sërish dhe ka vendosur që të rikthehet të luajë. Nuk e di sa do të luajë, dy, tre apo pesë ndeshje, por e rëndësishme është që do të rikthehet”, ka thënë Sançez për brazilianen “Lance”. Ronaldo luante pikërisht tek Korinthias kur vendosi që të tërhiqej dhe tashmë, sipas presidentit të këtij ekipi, pritet që të nënshkruajë një kontratë një vjeçare. Aktualisht Ronaldo është duke u stërvitur për ndeshjen miqësore mes Brazilit dhe Rumanisë, e cila luhet pikërisht për nderin e tij me rastin e tërheqjes nga futbolli i luajtur. Sançez ka bërë me dije se Ronaldo do të fillojë të aktivizohet fillimisht në miqësore, me shpresën që më pas të luajë në kampionatin brazilian, ku do të formonte një dyshe sulmuese me ish-interistin Adriano.

Lini një Përgjigje