Arsenali tenton Karlo Ançelotin

13 Maj 2011, 12:16Sport TEMA

Dështimet e viteve të fundit të teknikut francez, Arsen Venger, kanë bërë që drejtuesit e Arsenalit të mendojnë seriozisht largimin e tij nga ekipi. Siç bëjnë me dije mediat britanike, Venger mund të shkarkohet në përfundim të këtij sezoni. Tashmë pronarët e Arsenalit duket se kanë gjetur edhe pasuesin e tij, i cili është pikërisht italiani Karlo Ançeloti. Ky i fundit aktualisht është në kontratë me Çelsin, por me shumë mundësi do të shkarkohet në përfundim të këtij sezoni nga ana e Roman Abramoviç, pas sezonit zhgënjyes. Megjithatë, për Arsenalin do të jetë e vështirë, pasi tekniku italian është shprehur se dëshiron që të drejtojë Romën në të ardhmen dhe me të gjitha gjasat, në rast se largohet nga Çelsi, ai do të përfundojë pikërisht tek kryeqytetasit e Italisë. Nga ana tjetër, Çelsi po bën të gjitha pëpjekjet që në vend të teknikut italian të marrë portugezin e Portos, Villas Boas. Ky i fundit deri më tani ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të largohet nga Porto.

Lini një Përgjigje